Bota

Haradinaj reagon për operacionin e Speciales, thotë se publikimi i dosjeve ka qenë i gabuar

0
haradinaj-reagon-per-operacionin-e-speciales,-thote-se-publikimi-i-dosjeve-ka-qene-i-gabuar

Haradinaj ka thënë se vazhdon ta mbajë qëndrimin se publikimi i dosjeve të rrjedhura ka qenë i gabuar dhe se sipas tij do ta dëmtojë më së shumti Kosovën, shkruan lajmi.net.

“Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj.

Ai e ka quajtur të panevojshëm bastisjen dhe operacionin e sotëm të EULEX-it, duke shtuar se secili person do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,
E ritheksoj qëndrimin tim, se publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale ka qenë i gabuar dhe se do e dëmtojë më së shumti shtetin tonë, përfshirë edhe vet të akuzuarit.
Tentimi për të krijuar imazhin se Kosova është e mobilizuar ta pengojë drejtësinë është i gabuar. Ne nuk kemi qenë e as nuk jemi në anën e kundërt të drejtësisë.
Apeloj te organet e drejtësisë, vendore dhe ndërkombëtare, që të respektojnë të drejtat e të gjithëve. Asnjë i akuzuar nuk do t’i ik drejtësisë.
Konsideroj se nuk ka arsye për operacione e bastisje, sepse secili do t’i përgjigjet vullnetarisht drejtësisë.
Kosova është gjithmonë me ligjin dhe me viktimat, sepse vet ishte viktimë e padrejtësive. Vet UÇK-ja dhe populli i Kosovës kanë argumentuar se gjithmonë janë pozicionuar në anën e drejtësisë, të vërtetës, dhe të drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk ka ndryshuar asnjëherë!. /Lajmi.net/

Lexo të tjera