Lajme

Haradinaj: Rruga e Serbisë drejt BE-së, kalon kah Kosova

0
haradinaj:-rruga-e-serbise-drejt-be-se,-kalon-kah-kosova

“Kisha kënaqësi të mirëpres Ambasadorin Weidinger. Shkëmbyem pikëpamje mbi zhvillimet politike dhe dialogun për marrëveshje finale me Serbinë, ku theksova nevojën për vizion strategjik nga BE-ja për të vazhduar momentumin e krijuar në Washington me marrëveshjen e normalizimit ekonomik, si dhe për të përmbyllur dialogun me Serbinë me njohje reciproke në kufijtë ekzistues”, tha Ministrja

Duke u ndalur tek kjo temë, kryediplomatja theksoi se koha e kompromiseve të Kosovës ka mbaruar.

“Tani është radha e Serbisë të dëshmojë përkushtim serioz nëse e dëshiron ecjen përpara drejt Bashkimit Evropian – rrugë e cila kalon nëpër Kosovë!”, tha ajo.

Në rrafshin bilateral, shefja e diplomacisë së Kosovës dhe ambasadori i Austrisë u zotuan të forcojnë bashkëpunimin ekonomik përmes mbrojtjes dhe nxitjes së investimeve austriake në Kosovë. /Lajmi.net/

Lexo të tjera