Lajme

Haradinaj thotë se e mbajti premtimin – pesë studentë nga Presheva fillojnë praktikën në MPJD

0
haradinaj-thote-se-e-mbajti-premtimin-–-pese-studente-nga-presheva-fillojne-praktiken-ne-mpjd

Haradinaj-Stublla kishte premtuar se pesë studentët më të dalluar nga Lugina e Preshevës nga drejtimi Shkencat Politike dhe Juridike të UP-së, do të fillojnë praktikën profesionale.

Postimi i plotë i saj:

Ndjenjë e veçantë të realizojmë sot premtimin që kam dhënë gjatë vizitës së parë në Luginën e Preshevës për fillimin e praktikës profesionale të 5 studentëve të dalluar të Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Prishtinës që vijnë nga Lugina e Preshevës.

Duke mos harruar asnjëherë që Prishtina ka qenë gjithmonë adresa e shkollimit për Luginën, sot prita Shpëtimin, Arlindën, Qëndresën, Dafinën dhe Fatlindin të cilët që nga nesër do të fillojnë praktikën në MPJD.

Ky është vetëm fillimi i zotimit dhe angazhimit tonë për rritjen e mbështetjes ndaj bashkëkombasve tanë në Serbi. E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë më! /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera