Lajme

Harçenko: Asociacioni është thelbësor për ardhmërinë e serbëve të Kosovës

0

Pa ndryshim të qëndrimeve dhe qasjes konstruktive edhe fleksibile të Prishtinës  nuk do të ketë përparim në dialog sikurse as zgjidhje përfundimtare të çështjes së Kosovës, ka thënë ambasadori rus në Serbi Aleksandar Bocan-Harçenko duke tërhequr vërejtjen se dialogu përsëri “frenohet” në çështjen e Asociacionit të komunave që është thelbësor për të ardhmen e serbëve të Kosovës.

Ai ka thënë se nëse arrihet marrëveshje për Asociacionin dhe çështjet tjera për çka u bisedua në dy muajt e shkuar në nivelin teknik dhe atë më të lartë, është e domosdoshme të përmbushet menjëherë pa pritje të rezultatit përfundimtar të dialogut.

Harçenko ka hedhur poshtë spekulimet në medie se Moska nuk është në raporte të mira me të dërguarin special Lajçak duke nënvizuar se “kanë raporte shumë të mira” dhe se i dërguari i BE ka takime të rregullta me ambasadorin rus në Bruksel.

“Ne kemi pasur takim me Lajçakun kur ai ishte në vizitë në Serbi dhe secilën herë kemi shkëmbim përmbajtjesor dhe të mirë të mendimeve” tha ai.

Harçenko dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit e sheh “shumë të vështirë” dhe shton se Moska nuk kishte pritje “jashtë realitetit” për vazhdimin e bisedimeve./BS

Lexo të tjera