Lajme

Haxhi Shala sot intervistohet nga Specialja

0

Deputeti nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Haxhi Shala, sot pritet të niset në Hagë për intervistim në Dhomat e Specializuara.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, në një postim në Facebook.

“Ai ishte emër që bëri histori në luftën e UÇK-së! Ne jemi me te në këtë betejë!”, ka shkruar ai.

Në gusht, Shala ishte ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit.

(Kosova Sot Online)

Lexo të tjera