Lajme

Haxhiu akuzon ish-ministrin Selimi se ndikoi në transferin e të akuzuarit për vrasjen e Agonis Tetajt

0
haxhiu-akuzon-ish-ministrin-selimi-se-ndikoi-ne-transferin-e-te-akuzuarit-per-vrasjen-e-agonis-tetajt

Ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se një veprim i tillë i Selimit është shkelje ligjore, shkruan lajmi.net.

Në këtë kontekst, Haxhiu ka thënë se është e shqetësuar me shkeljet dhe ndikimet që ka pasur në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Me këtë rast, ajo ka paralajmëruar veprime.

Postimi i plotë:

Ministrit të Drejtësisë nuk i lejohen ndërhyrjet në transferet e personave që janë të paraburgosur apo burgosur, siç ishte rasti i ndërhyrjes në rastin e personit që akuzohet për vrasjen e Agonis Tetaj. Kjo është shkelje ligjore.

Si Ministre e Drejtësisë jam shumë e shqetësuar me shkeljet e ndikimet që kanë ndodhur në Shërbimin Korrektues të Kosovës. Këto ndërhyrje dhe çfarëdo shkelje tjetër do të ndalohet dhe adresohet. /Lajmi.net/

Lexo të tjera