Lajme

Haziri nuk sheh mundësi të bashkëpunimit me Vjosa Osmanin jashtë LDK-së

0
haziri-nuk-sheh-mundesi-te-bashkepunimit-me-vjosa-osmanin-jashte-ldk-se

Lutfi Haziri tregon a do t’i bashkohet Vjosa Osmanit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk sheh mundësi të bashkëpunimit me Vjosa Osmanin jashtë LDK-së.

“Bashkëpunimin pa LDK-në nuk e shoh si reale. Të them të drejtën nuk e shoh veten pa LDK-në. Është e vështirë. Nuk pres që Osmani të largohet përfundimisht nga LDK. Ajo ka arritur ideologjinë e saj dhe tanimë është pjekur politikisht. Kur arrin këtë lloj pjekurie nuk është e lehtë të ndërrosh ideologjinë”, tha ai për Kanal 10.

“Do të ishte më mirë që Vjosa Osmani të qëndronte në familjen e saj politike”, shtoi ai.

Lexo të tjera