Lajme

Hekurudha Shqipëri-Kosovë/ Projekt me kosto të lartë për taksapaguesit

0
hekurudha-shqiperi-kosove/-projekt-me-kosto-te-larte-per-taksapaguesit

Ideja e ndërtimit të një hekurudhe që lidh Shqipërinë me Kosovën nuk është e re. Në vitin 2009 pasi u kthye nga Prishtina në mbledhjen e qeverisë Sali Berisha lajmëroi nisjen e punës për këtë projekt.

Por nëse të gjithë kryeministrat premtojnë hekurudhën Shqipëri-Kosovë, pak ose aspak flitet se çfarë përfitimi ekonomik kanë dy vendet tona nga një investim, i cili do t’u kushtojë shumë para taksapaguesve shqiptarë.

Edhe sot ka shumë debate për Rrugën e Kombit, e cila sipas një studimi të bërë nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave disa vjet më parë,  nuk ndihmoi rritjen e shkëmbimeve tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Pasi sipas këtij studimi “eksporti i përgjithshëm tregtar nga Kosova në Shqipëri nuk ka ndonjë rritje të theksuar për shkak të autostradës, por ajo po shërben  si rrugë alternative.

Kjo tregon se për këto vepra, përpara se të bëhen premtime, duhet të shihet leverdia e tyre ekonomike që të mos përfundojnë të parealizueshme ose me kosto shumë të larta për taksapaguesit. /Vizonplus.tv

Lexo të tjera