Fun

Hëna e plotë rozë – Hëna e prillit është më e bukura e të gjithë vitit, dhe do të shihet me këtë datë

0
hena-e-plote-roze-–-hena-e-prillit-eshte-me-e-bukura-e-te-gjithe-vitit,-dhe-do-te-shihet-me-kete-date

Hëna e plotë e prillit do të jetë hëna më e bukur e të gjithë vitit, pasi që ajo do të jetë më e madhja dhe e ndritshmja që nga maji i kaluar, shkruan lajmi.net.

Në rastet kur hëna e plotë duket kaq e madhe dhe e ndritshme, hëna quhet superhënë, dhe këtë vit do të kemi 2 superhëna.

Njëra do të jetë me datën 26 prill, dhe tjetra me 26 maj.

Hëna e prillit është e njohur si hëna rozë, sepse reflektimi i dritës i jap asaj një nuancë rozë. Për ne ajo do të jetë e dukshme në orët e hershme të mëngjesit të datës 27 prill, rreth orës 5:31 të mëngjesit.

Ndërsa hëna e 26 majit, do të jetë e dukshme pas mesditës, në ora 13:14 dhe është e njohur si hëna lule, sepse simbolizon kohën e lulëzimit të natyrës.

Mos e humbisni rastin të shihni këtë hënë assesi! /Lajmi.net/

Lexo të tjera