Sport

Hertha Berlin interesohet për Mario Gotze

0
hertha-berlin-interesohet-per-mario-gotze

Pasi përfundoi aventurën e tij me Borussia Dortmund, Mario Gotze vazhdon të jetë në kërkim të një skuadre.

Lojtari lidhej me një kalim të mundshëm në Serie A, por ai transferim nuk u finalizua asnjëherë.

Sipas raportimeve të fundit nga Gjermania, për lojtarin është interesuar Hertha Berlin, transmeton lajmi.net.

Hertha mund të jetë një opsion i mirë për gjermanin, pasi ai ka përvojë të madhe në Bundesliga, ku luante me skuadra si Bayern Munich e Dortmund.

Mbetet të shihet nëse Hertha do ta bind lojtarin për të vënë firmën në një kontratë me ta. /Lajmi.net/

Lexo të tjera