Lajme

Heshtja e çuditshme e Kurtit karshi thirrjeve të SHBA-ve dhe BE-së për rifillim të dialogut

0
heshtja-e-cuditshme-e-kurtit-karshi-thirrjeve-te-shba-ve-dhe-be-se-per-rifillim-te-dialogut

Një letër e ngjashme në adresë të kryeministrit të Kosovës erdhi edhe gjatë ditës së djeshme nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, shkruan lajmi.net.

Por, që të dy këto letra nuk kanë gjetur përgjigje tek kryeministri i Kosovës Albin Kurti i cili gjithashtu gjatë fushatës e pas zgjedhjeve ka deklaruar se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i qeverisë së tij dhe as i vet atij.

Blinken në letrën drejtuar Kurtit përveç se e ka mirëpritur formimin e qeverisë, ai gjithashtu ka mirëpritur zotimet e Kurtit për luftën ndaj korrupsionit, fuqizimin e sundimit të ligjit dhe rimëkëmbjen nga pandemia COVID-19.

Më tej, në letër ai ka thënë se sigurimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për normalizim me Serbinë, e përqendruar në njohjen e ndërsjellë është thelbësore për Kosovën që të arrijë potencialin e saj të plotë dhe të ecë përpara në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

“Kosova gjithashtu duhet të angazhohet në mënyrë produktive dhe pa vonesë në dialogun me Serbinë, të mbështetur nga SHBA-të dhe të ndërmjetësuar nga BE-ja. Sigurimi i një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë e lidhur me njohjen e ndërsjellë është thelbësore për aftësimin e Kosovës për të arritur potencialin e saj të plotë dhe për të ecur përpara në rrugën e saj të pranimit në BE.”, thuhet në letrën e Blinken drejtuar Kurtit.

Do të keni mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim.”, ka thënë sekretari Antony J. Blinken. 

Por, përveç Blinken, edhe Joseph Borrell ka uruar Kurtin për formimin e qeverisë së re dhe i ka dëshiruar suksese, e gjithashtu i ka thënë se Bashkimi Evropian ka qëndruar fort pranë Kosovës dhe popullit të saj në luftën kundër pandemisë.

“Kjo luftë do të mbetet një prioritet kryesor për të ardhmen e parashikueshme. Ne gjithashtu duam ta shohim Kosovën teksa përparon në rrugën e saj evropiane. Do të nevojiten përpjekje të vendosura për reforma, për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë dhe për të promovuar zhvillimin socio-ekonomik. Bashkimi Evropian është i gatshëm t’iu mbështes në këtë drejtim”, ka shkruar Borrell.

Veç kësaj, Borrell i kushton pjesën qëndrore të letrës së tij dialogut midis Kosovës dhe Serbisë. Ai shkruan se kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në realitet kërkon vazhdim të shpejtë të dialogut.

Borrell thotë se pret nga Kurti angazhim në mënyrë konstruktive në dialogun Kosovë-Serbi pa vonesa.

“Kthimi i perspektivës evropiane të Kosovës në një realitet për qytetarët e saj gjithashtu kërkon një vazhdim të shpejtë të dialogut Beograd- Prishtinë të lehtësuar nga BE dhe normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Serbinë. Unë e mirëpres përkushtimin tuaj për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun Beograd-Prishtinë pa vonesa. Unë kam dëshirë që t’ju pres në takimin e ardhshëm të nivelit të lartë të dialogut sa më shpejtë të jetë e mundur dhe qëndroj fort i vendosur për të ndihmuar të dy palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Normalizimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duke adresuar të gjitha çështjet e pazgjidhura, është thelbësor për rrugën përkatëse evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe për qytetarët tuaj. Kjo është gjithashtu thelbësore për përmirësimin e bashkëpunimit rajonal”, thotë Borell në letrën e tij.

Por, këto dy letra që si temë kryesore kanë kërkesën eksplicite për rifillimin e dialogut nuk kanë gjetur adresë. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është përgjigjur në asnjërën nga këto dy thirrje dhe mbetet të shihet nëse ditët në vazhdim ai do të dalë me një qëndrim rreth tyre. /Lajmi.net/ 

 

 

Lexo të tjera