Rozë

“Hipokrit, po shantazhon”, Tea i reagon Beartit pasi sqaroi arsyet e ndarjes

0
“hipokrit,-po-shantazhon”,-tea-i-reagon-beartit-pasi-sqaroi-arsyet-e-ndarjes

Pas intervistës së Teas, Bearti ka dhënë anën e tij të historisë, për ndarjen nga ajo, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se ishte xheloz dhe i pasigurtë me Tean, ngase për këtë gjë i dha shkas vet ajo, me veprimet e saj.

Bearti shprehet se është ai që ka bërë gjithçka për Tean dhe se e priti atë derisa ta përfundojë “dramën” në “Përputhen”.

Pas gjithë kësaj reagoi Tea me anë të videove në Instagram, duke i thënë se vetëm ajo nuk përfiton nga aplikacioni 3.99 i “Përputhen” dhe se po shantazhon me atë deklaratë.

“Ajo 3.99 euro nuk është vetëm për mua, është e personit dhe e kompanisë që ka aplikacionin. Është hipokrizi të më akuzosh për përfitime personale, kur je ti që bëre profilin privat për të marrë followers më tepër dhe je ti që po përdor stilin e Arjon Lulit për të shantazhuar me countdoën, gjithsesi paç fat”, u shpreh Tea, e cila më pas e fshiu videon.

Pas kësaj, ish-konkurrentja e “Përputhen” postoi një tjetër video, me të cilën thotë se kur dikush të thyen zemrën e shpirtin të lënë shenja në jetë, por ato shenja mund të jenë të fitores. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Beart Rexhepi (@beartrexhepi)

Lexo të tjera