Lajme

Hiqet homologimi për veturat që vijnë në Kosovë nga shtetet e BE-së, Zvicra dhe Norvegjia

0
hiqet-homologimi-per-veturat-qe-vijne-ne-kosove-nga-shtetet-e-be-se,-zvicra-dhe-norvegjia

Kjo për arsye se në Komisionin për Infrastrukturë ka kaluar projektligji që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati.

Ky është postimi i tij: 

Në Komisionin për Infrastrukturë, sapo kaloi projektligji për ndryshim/plotësimin e Ligjit për Automjete, që heq detyrimin për homologim të veturave të reja dhe të përdorura që vijnë nga shtetet e BE-së, Zvicrra dhe Norvegjia.
Falenderoj të gjithë anëtarët e Komisionit që i dhanë mbështetjen këtij ndryshimi, dhe shpresoj që së shpejti ky projektligj të marrë mbështetjen edhe në seancë plenare.
Vullneti i qytetarëve nënshkrues të peticionit po zbatohet!. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera