Lajme

Historiani Frashër Demaj në Kuvend: Po ma kërcënoni edhe familjen, por nuk ju frikësohem

0
frasher-demaj-sqarohet-per-librin-problematik-te-historise-ku-masakra-e-recakut-cilesohet-“incident”

Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj në seancën e Kuvendit të Kosovës, është sqaruar pasi ka marrë kritika për publikimin e një libri për histori të përbashkët të Ballkanit, projekt i financuar nga BE-ja dhe në të cilin morën pjesë historianë nga rajoni.

Demaj ka thënë se kritikat në drejtim të tij janë bërë me qëllim të dëmtimit të imazhit të tij.

Ai ka përsëritur se në librat e tij masakra e Reçakut quhet masakër e jo inskenim. Demaj ka thënë se ata që linçuan dhe shpifën ndaj tij, rrezikuan madje edhe jetën e familjes së tij, shkruan Reporteri.

“Gjatë këtyre ditëve janë bërë shumë shpifje me qëllim të dëmtimit të imazhit të dikujt. Në shkrimet e mia maskara e Reçakut quhet masakër dhe asgjë tjetër. Ju që nuk lexoni kapni librat. Pjesa ku fyhet gruaja shqiptare është i para 200 vjetëve, unë as nuk jam autor e as pjesë e redaksisë, kush merret me shkencë i kupton këto gjëra. Meqë po e kërkoni dhe jam shumë i bindur se nuk e keni lexuar hiç, në faqet 66, 67 flitet për përpjekjet e Rugovës për pavarësi dhe për UÇK-në. Ata që kanë shpifë aq shumë, në kanë linçuar aq shumë, që kanë rrezikuar jetën time dhe familjes time, le të më shajnë e fyejnë por asnjëherë nuk më frikësojnë”, u shpreh ai./BS

Lexo të tjera