Mbrojtësi austriak ka një kontratë që përfundon në verën e vitit të ardhshëm. Bavarezët kërkojnë ta mbajnë për më gjatë në skuadër, por futbollisti refuzon të hedhë firmën në kontratën e re.
Diçka e tillë i ka sosur durimin edhe Uli Hoeness, i cili ka shpërthyer kundër menaxherit të Alaba.
“Ai ka një piranja lakmitar për menaxher. Alaba e lë veten e tij të ndikohet shumë nga ai. Kjo është e gjitha për para. Ai është në klubin më të mirë në botë”.
”Ku do të shkojë tjetër? Jemi takuar disa herë për kafe në javët e shkuara, por për shkak të Zahavit nuk kemi mbërritur ende në një rezultat”, ka thënë Hoenes për “Sport1“. /Lajmi.net/