Lajme

Hoti: Asociacioni është temë e mbyllur për Kosovën, Serbia nuk është e gatshme për marrëveshjen përfundimtare

0
hoti:-asociacioni-eshte-teme-e-mbyllur-per-kosoven,-serbia-nuk-eshte-e-gatshme-per-marreveshjen-perfundimtare

Ishte parashikuar që sot në Bruksel të mbahet takimi i radhës në mes të Kosovës dhe Serisë, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, kjo pasi që Serbia po  insiston në marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përderisa Kosova vazhdon qëndrimin e saj, që kjo temë është mbyllur me kohë.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së Qeverisë është deklaruar rreth dialogut dhe mosshkuarjes së Kosovës në Bruksel.

Hoti ka thënë se çështja e asociacionit është temë e mbyllur dhe nuk do të diskutohet në asnjë rrethanë më në Bruksel, raporton lajmi.net.

Sipas tij, në rast se ngec procesi i dialogut atëherë siç theksoi Hoti, kjo do të ndodhë për shkak të Qeverisë së Serbisë dhe jo për shkak të Kosovës, pasi që sipas tij, Kosova është e gatshme që procesin e dialogut ta çoj përpara dhe ta nënshkruajë marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, por që pala serbe po e pengon një gjë të tillë.

“Për takimet në Bruksel, ju e dini që në fillim të mandatit kemi marrë vendime të rëndësishme për të hyrë në procesin e dialogut. Tash sa i përket asociacionit ju e dini qëndrimin tonë. Ju e dini qëndrimin tonë, ajo temë nuk hapet se është përmbyllur me nënshkrimin e marrëveshjes në vitin 2013 dhe është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës dhe mandej është marrëveshja e parimeve e vitit 2015. Pra si e tillë, asociacioni nuk diskutohet, ka tema të tjera për t’u diskutuar. Unë do të kujdesem që procesi i dialogut të shkojë përpara, nëse për ndonjë arsye nuk mund të shkojë përpara, atëherë do të jetë jo për arse pse Qeveria e Kosovës nuk është e gatshme, por për shkak të Qeverisë së Serbisë, shtetit të Serbisë që nuk është e gatshme të shkojë drejt marrëveshjes përfundimtare”, deklaroi Hoti.

Theksojmë se Bashkimi Evropian javën e kaluar kishte dërguar ftesë në Qeverinë e Kosovës dhe Serbisë për mbajtjen e takimit të radhës më 28 shtator në nivelin e lartë, por që asnjëra palë nuk i janë përgjigjur kësaj ftese dhe e gjitha kjo për shkak të çështjes së asociacionit.

Në anën tjetër, Bashkimi Evropian, është arsyetuar se shtyrja e këtij takimi ka të bëj më situatën me pandeminë COVID-19./Lajmi.net/

LIVE/ Zhvillimet e fundit, Hoti para mediave

LIVE/ Zhvillimet e fundit, Hoti para mediave

Gepostet von lajmi.net am Montag, 28. September 2020

Lexo të tjera