Lajme

Hoti e akuzon Kurtin edhe për raportet me Shqipërinë: Kur erdha në qeveri, bashkëpunimi ishte i ngrirë

0
hoti-e-akuzon-kurtin-edhe-per-raportet-me-shqiperine:-kur-erdha-ne-qeveri,-bashkepunimi-ishte-i-ngrire

Në fjalën e tij, Hoti përveç që ka akuzuar qeverinë paraprake të udhëhequr nga Kurti se ka prishur raportet me miqtë ndërkombëtarë, ai tha se kjo ka ndodhur edhe me Shqipërinë.

Ai tha se në momentin kur ka ardhur në qeveri, raportet me Shqipërinë i ka gjetur të ngrira.

“Kur e kemi marrë udhëheqjen e qeverisë, bashkëpunimin me Shqipërinë e kemi gjetë në një fazë të ngrirë. Tani po kalojmë në realizimin konkret të marrëveshjeve ekonomike. Sa i përket dialogut, qeveria ka pasur qasje konstruktive. Kemi bashkëpunuar ngushtë me të dërguarin dhe kryediplomatin e BE-së. Parimet e qarta na kanë mundësuar të bëjmë progres në këtë proces. Ne kemi pasur takimin e 4 shtatorit në SHBA ku kemi nënshkru marrëveshjen për normalizim ekonomik. Ndonëse reagimet brenda vendit kanë qenë të ashpra, ajo me të drejtë është vlerësuar si marrëveshje historike”, tha Hoti në raportimin e tij.

Ai ka thënë se miqësia  e përhershme do të mbetet gjithmonë esenciale për Kosovën.

Kjo e fundit sipas Hotit është kthyer në adresë kredibile tek palët e fuqishme në politikën e jashtme. /Lajmi.net/

100 ditë qeverisje, Hoti u raporton deputetëve

100 ditë qeverisje, Hoti u raporton deputetëve

Gepostet von lajmi.net am Freitag, 9. Oktober 2020

Lexo të tjera