Lajme

Hoti flet me ambasadorët e Kosovës nëpër botë, ka një kërkesë për ta

0
hoti-flet-me-ambasadoret-e-kosoves-neper-bote,-ka-nje-kerkese-per-ta

Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se ambasadorët janë përfaqësuesit më të denjë për të prezantuar Kosovën në vendet ku ata shërbejnë dhe për këtë është i rëndësishëm koordinimi dhe përkushtimi maksimal në punën e tyre.

Hoti, po ashtu, ka kërkuar nga ambasadorët që me punën e tyre të jenë zë i fuqishëm i Kosovës në botë, pasi që Republika e Kosovës është në një fazë shumë të rëndësishme të shtetndërtimit dhe konsolidimit të përgjithshëm.

Duke theksuar orientimin euroatlantik të shtetit të Kosovës, kryeministri Hoti vlerësoi rolin e rëndësishëm të ambasadorëve në forcimin e lidhjeve me vendet mike në të gjitha aspektet.

“Qeveria e Kosovës është duke punuar ngushtë me partnerët dhe miqtë ndërkombëtarë në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, në procesin e rimëkëmbjes ekonomike si pasojë e pandemisë COVID -19, si dhe në shumë procese nëpër të cilat është duke kaluar Kosova”, vijoi kryeministri Hoti.

Duke folur për projektet zhvillimore në Kosovë në planin e brendshëm, kryeministri Hoti tha se Qeveria është duke punuar me përkushtim në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e një klime të favorshme për investimet e huaja. /Lajmi.net/

Lexo të tjera