Bota

Hoti nënshkruan rregulloren për organizim të brendshëm në ZKM, e cilëson hap të rëndësishëm

0
hoti-nenshkruan-rregulloren-per-organizim-te-brendshem-ne-zkm,-e-cileson-hap-te-rendesishem

Edhe pse s’ka dhenë detaje për këtë rregullore, Hoti ka thënë se organizimi i ri në ZKM do të jetë “në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi të administratës shtetërore, që siguron rritjen e efikasitetit të punës dhe thjeshtimin e ndarjes së detyrave të njësive organizative”.

Postimi i plotë:

Sot e kam nënshkruar Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Zyrën e Kryeministrit.

Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, organizimi i ri në ZKM, do të jetë në pajtim të plotë me legjislacionin në fuqi të administratës shtetërore, që siguron rritjen e efikasitetit të punës dhe thjeshtimin e ndarjes së detyrave të njësive organizative.

Ky është një hap i rëndësishëm në zbatimin e reformës për administratën shtetërore dhe krijon një model standard i cili do të ndiqet edhe nga ana e ministrive.

Me qellim që qeverisja të jetë efikase dhe e organizuar mirë, u kam kërkuar të gjithë ministrave ta kryejnë këtë reformë sa më parë dhe në përputhje të plotë me ligjin.

Duke i vendosur kapacitetet profesionale në njësitë e duhura organizative eliminohen pengesat e panevojshme burokratike në kryerjen e detyrave qeveritare. /Lajmi.net/ 

Lexo të tjera