Lajme

Hoti paralajmëron shtrëngim të masave, thotë se rreziku nga një valë re e Covid-19 është shumë i madh

0

Kryeministri Avdullah Hoti, ka paralajmëruar se rreziku nga një valë re e Covid-19 në Kosovë është shumë i madh.


Ai ka thënë se në dy javët e fundit, numri i të prekurve ka qenë në rënie, me rreth 30 raste aktive për çdo 100 mijë banorë.

Hoti përmes një postimi në Facebook thotë se parashikimet janë se ky numër shpejt mund të kalojë shifrën prej 50, dhe shton sipas protokolleve duhet shtrënguar masat, siç po ndodh në shumicën e vendeve të BE-së.

Postimi i tij:

Rreziku nga një valë re e Covid-19 në Kosovë është shumë i madh.

Në dy javët e fundit, numri i të prekurve ka qenë në rënie, me rreth 30 raste aktive për çdo 100 mijë banorë. Por, parashikimet janë se ky numër shpejt mund të kalojë shifrën prej 50, dhe atëherë sipas protokolleve duhet shtrënguar masat, siç po ndodh në shumicën e vendeve të BE-së.

Brenda javës së fundit është shtuar me 30% numri i hospitalizimeve. Në anën tjetër, nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 si përqindje e numrit të nxënësve të testuar është i lartë, që është rrezik serioz i përhapjes së virusit.

Prandaj, të gjithë duhet të kemi mirëkuptim për shtrëngimin e masave në javët në vijim, që përfshijnë ndërprerje të tubimeve të mbyllura, kufizime të çdo aktiviteti ku mblidhen qytetarë, kontroll rigoroz i shkollave për përmbushje të masave për mbrojtjen nga covid-19 dhe masa të tjera.

Inspektoratet dhe institucionet e tjera mbështetëse, qëndrore dhe lokale, do të përgatisin planet e tyre të veprimit për të mbikëqyrë zbatimin e masave.

Per te pare postimin e Hotit kliko ne linkun:

https://www.facebook.com/538814499513242/posts/3731460666915260/?extid=0&d=n

Lexo të tjera