Lajme

Hoti: Qeveria ofron mbështetje për Ndërmarrjet Publike Qendrore dhe kërkon performancë më të mirë

0
hoti:-qeveria-ofron-mbeshtetje-per-ndermarrjet-publike-qendrore-dhe-kerkon-performance-me-te-mire

Në këtë takim, kryeministri Hoti bisedoi me të pranishmit për sfidat që po përballen Ndërmarrjet Publike Qendrore, sidomos pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

“Ju inkurajoj për një performancë më të mirë dhe përkushtim në punë, në mënyrë që t’i tejkaloni me sukses sfidat e krijuara dhe të ofroni shërbime sa më të mira për qytetarët”, tha Hoti.

Më tej,  Hoti tha se Qeveria do t’ju dalë në ndihmë Ndërmarrjeve Publike, pasi që është edhe aksionar, mirëpo në të njëjtën kohë kërkoi nga përfaqësuesit e tyre që të jenë sa më efikas në menaxhim dhe kryerje të detyrave që ju takojnë.

Ndërsa, të pranishmit e vlerësuan lart rolin dhe mbështetjen e kryeministrit Hoti për tejkalimin e sfidave me të cilat ata po përballen. /Lajmi.net/

Lexo të tjera