Ekonomi

Hoti takon zyrtarët e DFC-së, flasin për autostrada, hekurudha dhe sektorin e energjisë

0
hoti-takon-zyrtaret-e-dfc-se,-flasin-per-autostrada,-hekurudha-dhe-sektorin-e-energjise

Në këtë takim palët kanë diskutuar për implementimin e projekteve të dakorduara në marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi, më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë.

“Gjatë këtij takimi, diskutimi u përqendrua në fusha të veçanta, respektivisht në projektet kapitale, si autostrada, hekurudha dhe energjia”, tha Hoti.

Ai ka falënderuar partnerët amerikanë për kontributin e vazhdueshëm, duke marrë shkas edhe nga efikasiteti i tyre i jashtëzakonshëm për jetësimin e marrëveshjes për normalizimin e raporteve ekonomike në mes dy vendeve. /Lajmi.net/

Lexo të tjera