Ekonomi

Hoti thotë se kanë arritur marrëveshje me prodhuesit e qumështit, bëhet thirrje që të mos protestohet

0
hoti-thote-se-kane-arritur-marreveshje-me-prodhuesit-e-qumeshtit,-behet-thirrje-qe-te-mos-protestohet

Pas këtij takimi Hoti ka thënë se ka arritur një listë dakordimesh lidhur me kërkesat e tyre. Ai u ka bërë thirrje prodhuesve të mos dalin në protestë dhe të mos e hedhin qumështin.

“Problemin në këtë moment e kemi tek përpunuesit sepse janë krijuar stoqe të mëdha dhe kemi probleme te marketet. Sot pas diskutimit u dakorduam që Qeveria të merr përsipër që të subvencionojë prodhimin vendor, përfshirë edhe prodhimin e qumështit në vlerë prej 25 për qind të çmimit të qumështit që është në stok. Në tregtinë e brendshme inspektorati me AVUK do të jenë aktiv për të inspektuar tregun. Ne morëm për obligim që të punojmë me ministrinë e Financave dhe Administratën tatimore që të përgatitet baza ligjore që të njihen humbjet nëse hedhet qumështi”, ka thënë Hoti. /Lajmi.net/

Lexo të tjera