Lajme

Hoti tregon se si do bëhet shpërndarja e 87 milionë eurove për rimëkëmbje ekonomike

0

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka treguar se si do të bëhet shpërndarja e fondit prej 87 milionë eurosh, i destinuar për rimëkëmbje ekonomike.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se nga java e ardhshme do të nis ndarja e 60 milionë eurove, shkruan lajmi.net.

Tutje, Hoti ka thënë së shpërndarja e plotë e 87 milionë eurove të lartëpërmendura do të kryhet deri në fund të vitit.

Postimi i plotë:

Rimëkëmbja po ndodh!

Fondi prej 87 milionë euro tashmë është aktiv dhe në dispozicion të qytetarëve dhe bizneseve. Nga java e ardhshme nisim me shpërndarjen e 60 milionë euro, ndërsa deri në fund të vitit do të shpërndahen gjithsej 87 milionë euro që i kemi aprovuar në Qeveri. /Lajmi.net

 

 

Lexo të tjera