Lajme

Hoti: Vjosa e ka derën çelë kurdo në LDK dhe sigurisht që ajo kthehet

0
Kryeministri Avdullah Hoti tha se ish-bashkëpartiakja e tij, kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka derën çelë në LDK.

Hoti, nga pozita e nënkryetarit të partisë, vend të cilin ia zu Osmanit, u tregua zemërgjerë për të gjithë ata që kanë dalë nga LDK-ja dhe që, sipas tij, pendohen e duan të kthehen, njofton Klan Kosova.

Në pyetjen e Besim Dinës në “Oxygen” se pse “e lanë Vjosën me shumë vota të ikë nga partia”, Hoti u shpreh se nuk e di arsyen ende.

“As vetë s’e di. E kemi mbështetë të gjithë, por secili e zgjedh rrugën e vet. Plot janë kthyer në LDK, pas një kohe ka me u kthye edhe kjo sigurisht. I kemi pranuar të gjithë, edhe ata që kanë shkuar në parti tjera, edhe ata që kanë pauzuar”. Vjosa e ka çelë derën. Kurdo që pendohet njeriu mirë është”.

Ndërkaq, për Albin Kurtin tha se për shkak të LDK-së u bë kryeministër, por se pse e shkarkoi derisa ishte zëvendës i tij, Hoti s’e di se çfarë ndodhi.

“Në opozitë kemi punuar që t’i bëjmë më institucionalë. Edhe në qeveri i kemi ndihmuar që mos me bë lëshime./KI

Lexo të tjera