Lajme

Hoxhaj: Është detyrë e Bashkimit Evropian ta bëjë të mundur njohjen e Kosovës nga Serbia

0
hoxhaj:-eshte-detyre-e-bashkimit-evropian-ta-beje-te-mundur-njohjen-e-kosoves-nga-serbia

Ish-kryediplomati kosovar ka thënë se detyrë e Bashkimit Evropian është ta bëjë të mundur sa më shpejt njohjen reciproke mes Kosovës e Serbisë dhe të sigurojë ulëse për Kosovën në OKB.

“Serbia ka vetëm një opsion dhe ai është ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur, ose të mbetet në mesin e viteve të 90-ta, ashtu siç është tani, me Vuciqin dhe Daçiqin. Është detyrë e Bashkimit Evropian ta bëjë të mundur këtë pa u vonuar, pa dialog teknik, por vetëm me njohje reciproke dhe me ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Nuk ka tjetër zgjidhje”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Këtë javë është publikuar një hartë me ndryshime kufijsh në Ballkan që po raportohet se i është dërguar presidentit të Këshillit Evropian nga kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, si propozim për të ardhmen e rajonit.Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, duke folur për hartën ka thënë se pajtohet me kufijtë ekzistues, duke thënë se kufijtë e Serbisë janë me Kosovën brenda tyre.

“Pajtohem me kufijtë ekzistues, që janë Serbia me Kosovën dhe Metohinë, Bosnjë-Hercegovina si e tërë por duke respektuar integritetin e Republika Sërpskas në kuadër të saj”, ka deklaruar Vuçiq.

Lexo të tjera