Lajme

Hoxhaj: Kurti po e dërgon Osmanin në presidencë që të ketë kontroll absolut mbi institucionet

0
hoxhaj:-kurti-po-e-dergon-osmanin-ne-presidence-qe-te-kete-kontroll-absolut-mbi-institucionet

Ai tha se prania e tij dhe e deputetit Bedri Hamza është për të dëshmuar edhe një herë se i thonë jo kësaj kandidature.

Sipas tij nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani u dëshmua se nuk patën bashkëpunim lidhur me zgjedhjen e kësaj çështje.

Madje ai tha se mbrëmë pati një përpjekje për të abuzuar me pushtetin.

“Sot këtë seancë e shohim si një seancë të poshtërimit, sepse sot z.Kurti ka vendosur ta emërojë zonjën Osmani si presidente, ta emërojë si presidente sepse ajo nuk po zgjidhet, por po e emëron z.Kurti dhe ai po e dërgon Osmanin në presidencë që të ketë kontroll absolut mbi institucionet e pavarura mbi gjyqësorin, mbi ushtrinë, ashtu siç ka kontrollin mbi këtë Kuvend dhe mbi Qeverinë. Sepse kështu e sheh Kurtin shtetin dhe shoqërinë kosovare, përputhje ne parullën e fushatës Krejt dhe Drejt, sepse krejt dhe drejt duhet ti binden Kurtit. Çfarë mendon ai për shtetin, shoqërinë dhe individin e se si duhet të zgjidhet presidenti mjerisht duhet ta them nuk i ngjanë një demokrati, por një autokrati”, tha Hoxhaj.

Dhe sipas tij kjo demokraci po shndërrohet në autokraci.

“Këtë e kundërshton PDK dhe këtë do ta bëjmë edhe sot. Albin nuk e di vaksinën që ke marr ndaj COVID a ta ka rrit temperaturën apo ka efekte anësore kur dje ne mëngjes folshe për zgjedhje e në mbramje sot prapë folshe për zgjedhje, a vendi ka nevojë për lidership, për të nxjerrë këtë vend prej krizave shëndetësore, ekonomike e mbi të gjitha një brez që po humb për shkak të mësimit online”, tha ai./Lajmi.net/

Lexo të tjera