Lajme

Hoxhaj: Në marrëveshjen e Shtëpisë së Bardhë ishte edhe njohja nga Serbia, u hoq se delegacioni kosovar nuk insistoi të bëhej

0
hoxhaj:-ne-marreveshjen-e-shtepise-se-bardhe-ishte-edhe-njohja-nga-serbia,-u-hoq-se-delegacioni-kosovar-nuk-insistoi-te-behej

Hoxhaj tha se në këtë marrëveshje ka pasur dhe një pikë të 10-të për njohjen e Kosovës nga Serbia, por sipas tij, është hequr, pasi pala kosovare nuk ka insistuar.

“Në marrëveshjen e SHBA ka pasur një pikë të 10-të për njohjen e Kosovës nga Serbia. Kjo pikë është hequr, pasi nuk ka pasur insistim nga pala kosovare. Tani, Kosova duhet të zbatojë marrëveshjen, por duhet ta bëjë përgjegjëse Serbinë për çështjet gjeopolitike. Marrëveshja ka elementë të mirë, se është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, por dilema kryesore është mbajtja e Serbisë si përgjegjëse”, është shprehur ish-ministri Hoxhaj, në emisionon news24.

Lexo të tjera