Lajme

“I forti i Gjilanit”: Punonte në postë por merrte edhe ndihma sociale nga shteti

0

Të pandehurit B. M. punëtor i Postës së Kosovës i është caktuar 30 ditë paraburgim nga Gjkyata Themelore në Gjilan, shkruan Gazeta Metro.


B.M me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, gjatë muajit tetor 2020, ka përvetësuar  ndihmat sociale të disa personave, në vlerë prej 1,700 €.

Ky është njoftimi nga Gjykata:

Ekziston dyshimi i bazuar se, i pandehuri në cilësinë e zyrtarit në Postën e Kosovës në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, gjatë muajit tetor 2020, ka përvetësuar  ndihmat sociale të disa personave, në vlerë prej 1,700 €.

Me këto veprime i pandehuri B. M. dyshohet se ka kryer veprat penale ‘përvetësimi në detyrë’’ vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që caktimi i masave tjera alternative do të pengonin zhvillimin normal të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​/gazetametro.net

Lexo të tjera