Sport

I jashtëzakonshmi Davis i siguron Lakersave fitoren e dytë, epërsi 2:0 në seri ndaj Denver Nuggets

0
i-jashtezakonshmi-davis-i-siguron-lakersave-fitoren-e-dyte,-epersi-2:0-ne-seri-ndaj-denver-nuggets

Lakers kanë marrë kryesimin me 2:0 në seri kundër Denver Nuggets, në kuadër të finales së konferencës perëndimore.

Skuadra nga LA bëri mbrëmë paraqitje shumë të mirë, ku nën lidershipin e AD dhe LeBron James shënoi fitore me rezultatin 105:103, shkruan lajmi.net.

Anthony Davis shënoi 31 pikë, nga të cilat një tre pikësh në sekondat e fundit, tre pikësh ky që vendosi fatin e takimit.

‘Vetulla’ shtoi edhe nëntë kërcime, dy asistime, dy bllokada dhe një top të vjedhur.

LeBron në anën tjetër shtoi 26 pikë, 11 kërcime, katër asistime dhe dy bllokada.

Te Nuggets më i dalluari ishte qendra Nikola Jokic, anash Jamal Murray. /Lajmi.net/

Lexo të tjera