Lajme

I kujt ishte hajni që u kap me 12 mijë euro, i PSD-së a i LVV-së? Shikojini fotografitë e tij

0
i-kujt-ishte-hajni-qe-u-kap-me-12-mije-euro,-i-psd-se-a-i-lvv-se?-shikojini-fotografite-e-tij

Inspektori i Ndërtimit në Komunën e Prishtinës, Gafurr Rexha, u arrestua dy ditë më parë nga Policia e Kosovës pasi u zu në flagrancë duke i marrë 12 mijë euro nga pronari i një kompanie ndërtimi.

Por, sipas Gazetës Metro ai është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetari i pikës në Rimanishtë të Prishtinës.

Mbrëmë, Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook, e ka demantuar lajmin se Gafurr Rexha është anëtar i VV-së, duke thënë se ai është larguar nga kjo parti dhe i është bashkuar PSD-së.

Por, zëdhënësja e kësaj partie, Natyra Kuçi, për Gazetën Express tha se ai asnjëherë nuk ka qenë anëtar i PSD-së.

”Personi në fjalë s‘ka qenë asnjëherë në PSD. Kjo temë nuk ka të bëjë me PSD-në, andaj nuk ishim përfshirë në këtë diskutim”, tha Kuçi për Gazetën Express.

Megjithatë, asnjëra prej partive nuk e pranon se ai është pjesë e ndonjërës prej tyre.

Por, inspektori Gafurr Rexha dhe gruaja e tij, Dafina Berisha, me anë të disa fotografive të postuara në rrjetet sociale, kanë përkrahur haptazi kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Rexha në ditën e zgjedhjeve postoi një fotografi me mbishkrimin “Unë besoj që erdhi dita, doli dikush që e ngrehi ujin e qoj m** te poshtë”.

Në media raportohet se fillimisht viktima Naim Berisha ishte ankuar në polici se ndonëse posedonte leje ndërtimi për një objekt në lagjen e Spitalit në Prishtinë, atij i ishte ndaluar puna nga inspektori i cili po i kërkonte ryshfet prej 12 mijë eurosh.

Lexo të tjera