Lajme

I ndërpritet transferimi: Kapiteni i Armenisë në futboll niset për në luftë me Azerbajxhanin

0

Lajmet të fundit nga Greqia janë për t’u befasuar. AEL Larissa ka konfirmuar se bisedimet me kapitenin e Armenisë, Varazdat Haroyan janë suspenduar.

Specifikisht, kjo gjë kishte ndodhur përmes një mesazhi të dërguar te lojtari nga presidenti i klubit Alexis Kougias.

Haroyan kishte pranuar një thirrje që nuk mund ta refuzonte. 28-vjeçari i është bashkuar ushtrisë së Armenisë për t’u mobilizuar në luftën kundër Azerbajxhanit, pas incidenteve që kanë shpërthyer në regjionin Nagorno – Karabak.

Në Greqi kanë mbetur të befasuar nga anulimi i transferimit, derisa Haroyan nuk është më kapiten i kombëtares së Armenisë.

Nagorno – Karabak, është një regjion në pjesën e Azerbajxhanit, mirëpo që pjesa më e madhe e banorëve janë të nacionalitetit armen.

Ishte pushtuar nga Azerbajxhani në luftën e vitit 1990, mirëpo asnjëherë nuk ishte njohur si territor i tyre./Express

Lexo të tjera