Fun

I riu që sfidon gravitetin, kapërcen pengesën mbi 1.5 m

0
i-riu-qe-sfidon-gravitetin,-kapercen-pengesen-mbi-1.5-m

Bëhet fjalë për Emmanuel “Ray Ray” Wells Jr që vijon studimet në universitetin e Washingtonit, dhe që është filmuar duke kryer me sukses një ushtrim të kërcimit – ku në pengesën e fundit arrin të kërcej në ajër mbi 155 centimetra, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar më 29 shtator, ku shihet se si 22-vjeqari pa ndonjë problem arrin ta kapërcej edhe pengesën më të lartë – prej mbi 155 centimetra.

E pasi u bë virale dhe u duartrokit i riu për aftësitë e tij të jashtëzakonshme, kanë filluar edhe etiketime të ndryshme në llogari të tij.

Disa e cilësuan si karakterin e video-lojës së njohur “Super Mario”, që kërcen nëpër terrene të ndryshme në lartësi të mëdha.

Lexo të tjera