Rozë

I thanë se po plaket, Adriana Matoshi ka një reagim për ata që e komentojnë moshën

0
i-thane-se-po-plaket,-adriana-matoshi-ka-nje-reagim-per-ata-qe-e-komentojne-moshen

Adriana Matoshi ka publikuar një imazh të saj në Instagram e cila ka shkruar se ndihet e lumtur për vetën e saj, shkruan lajmi.net.

Në të njëjtën kohë ka shkruar se ajo e din se kush është dhe komentet e tilla nuk është se i bëjnë përshtypje.

“Në një foto disa më shkruajtën: Sa keq po plakesh, je e tmerrshme. Ajo që ndodhi më bëri të kuptoj se sa e vështirë duhet të jetë të jesh një grua e re, në kohën e mediave sociale. Unë jam 41,e di kush jam dhe e di se çfarë dua, por komente të tilla mund të të dëmtojnë vetëm shpirtin e juaj!”, ka shkruar aktorja tashmë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe, Adriana Matoshi përveç karrierës së saj në aktrim ka nisur punën edhe në shërbimin e shtetit duke fituar një ulëse në Kuvend me 14 shkurt, në ditën e zgjedhjeve./Lajmi.net/

Lexo të tjera