Rozë

Ia shkatërruan statujën prej druri, Melania Trumpit i bëjnë një të re

0
ia-shkaterruan-statujen-prej-druri,-melania-trumpit-i-bejne-nje-te-re

Statuja e parë, ishte punuar nga druri në korrik të vitit të kaluar, vepra u bë objekt tallje dhe shakave të panumërta, shkruan People, transmeton lajmi.net.

Një vit pas inagurimit të saj, vandalët thuhet se dogjën statujën e parë prej druri, duke shtyrë njeriun që porositi atë, të pyeste se “pse e bënë atë”, në një intervistë për Reuters.

Të martën u zbulua vepra e re e përmirësuar, e që besohet të jetë më e fortë.

Brad Downey, njeriu që porositi veprën shpreson të ketë më pak shancë për vandalizëm, pasi që statujae re është krijuar nga bakri. /Lajmi.net/

Lexo të tjera