Lajme

Identifikohet një i dyshuar për mashtrim, kërkohet ndihmë për arrestimin e tij

0
identifikohet-nje-i-dyshuar-per-mashtrim,-kerkohet-ndihme-per-arrestimin-e-tij

Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:

Valton Makolli, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e rasteve të mashtrimeve që po hetohen nga ana e policisë.

Mbështetur në rezultatet e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga i dyshuari mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar deri tani.

Deri tani në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë, si viktima të mashtrimit nga i dyshuari, janë paraqitur 3 persona (shitës të dyqaneve) ,të cilëve i dyshuari përmes mashtrimit ka arrit që t’iu marr nga dyqanet gjësende të ndryshme.

Ky i dyshuar aktualisht ndoodhet në arrati dhe është shpallë në kërkim nga ana e policisë.

Andaj inkurajojmë të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarë do lloj informacioni tjetër që do t’i kontribuonte arrestimit të tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër. /Lajmi.net/

Lexo të tjera