Lajme

Idro Seferi: Mendohet se nëse vazhdon Trump të jetë president do të jetë pozitive edhe për Serbinë

0

Idro Seferi, gazetari shqiptar në Serbi, është deklaruar rreth asaj se si e shohin serbët zgjedhjen e Joe Biden për president të SHBA-së në zgjedhjet e sotme.

“Përveç faktit që Biden iu takon demokratëve, ai është konsideruar si më i afërt me Kosovën”.

“Në njërin nga televizionin e Serbisë në një debat e dëgjova që u tha se demokratët historikisht kanë qenë armiq të serbëve, pra është parë pak a shumë ideja e Biden në kuadër të kësaj”.

Seferi në Edicionin Special ka theksuar se serbët kanë një interesim të madh për zgjedhjet e SHBA-së.

“Nuk duhet harruar se serbët kanë një diasporë mjaft të madhe, sidomos në Chicago. Nëse vazhdon të jetë Trump për president do të jetë një gjë pozitive për Serbinë pasi mundet të ketë në krah partnerë që e dëgjojnë qëndrimin e tyre”. ka thënë Seferi./BS

Lexo të tjera