Ekonomi

INDEP: Efiçienca e energjisë të shfrytëzohet për të promovuar zhvillimin ekonomik

0
indep:-eficienca-e-energjise-te-shfrytezohet-per-te-promovuar-zhvillimin-ekonomik

Dora Musa, hulumtuese e INDEP, tha se ky projekt ka filluar që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe se qëllimi kryesor ka që të mbështes institucionet dhe sektorin e efiçiensës së energjisë.

“Projekti synon të nxisë investime. Organizata jonë ka përcjellë sektorin e energjisë në Kosovë. INDEP vazhdon të kontribuojë në proceset e politikbërjes. Duke marrë parasysh të gjithë këto aktivitet u dizajnuan me qëllim të cilët janë përgjegjës për arritjen për efiçencë të energjisë”.

“Duke konsideruar që efiçenca e energjisë siguron energji të qëndrueshme ne besojmë se të gjithë luajmë rol drejt avancimit të energjisë. Kjo kampanjë ka shpalosur informata të energjisë tek sektori privat”.

Dardan Abazi, hulumtues i lartë në INDEP, tha se efiçienca e energjisë duhet të shfrytëzohet për të promovuar zhvillimin ekonomik, raporton Ekonomia Online.

“Efiçenca mundëson të kemi më pak prodhim nga burimet ndotëse. Me nënshkrimin e marrëveshjes së gjelbër për Ballkanin, Kosova ka marrë obligime që të bëjë transformimin e sistemit energjetik deri ën vitin 2050”.

“Elementi kryesor që i duhet është përkushtimi politik. Poashtu është edhe themelimi i Fondit të energjisë. Fondi i Kosovës duhet të zgjerohet për të përfshirë edhe çështjet e mjedisit dhe për të mbuluar edhe çështjen e amvisërisë”.

“Nevojitet që Fondi të ketë kapacitet të inspektimit dhe monitorimit të këtyre projekteve. Kemi rekomanduar që Fondi t’i bëjë dy ndërtesa që prodhon energji. Fondi i Kosovës duhet të shkojë me hartimin e politikave fiskale. Efiçenca është ndër investimet më të sigurta për plan afatgjatë. Ne konsiderojmë se kemi arritur progres te qytetarët dhe bizneset për këtë element. Institucionet duhet të fillojnë të mendojnë në zbatimin e skemave obligative”.

“Ne kemi rekomanduar qeverisë të zhvillojë konsultime dhe të fillojë me heqjen e TVSh-së së energjisë solare. Do të ketë një fond 10 milionësh ku Kosova do të përfitonte nga punësimi dhe nga ulja e konsumit në këtë drejtim”.

Lexo të tjera