Lajme

India arreston nëntë militantë të al-Qaedas, dyshohen për planifikim të sulmeve terroriste

0
india-arreston-nente-militante-te-al-qaedas,-dyshohen-per-planifikim-te-sulmeve-terroriste

“Grupi ishte duke planifikuar kryerje të sulmeve terroriste në vende jetike në Indi dhe me qëllim të vrasjes së njerëzve të pafajshëm dhe futjes së terrorit në mendjet e tyre”, thuhet në deklaratën e kësaj agjencie.

Gjashtë militantë u arrestuan në rajonin lindor të Bengalit Perëndimor, ndërsa tre të tjerë në rajonin Kerala. Sipas autoriteteve, këta persona janë të lidhur me modulin pakistanez të al-Qaedas.

India e ka rritur ofensivën kundër militantëve në rajonin e Kashmirit dhe në vende tjera, shkruan Reuters.

Vitin e kaluar, forcat indiane e vranë liderin e al-Qaedas në Kashmir, duke nxitur protesta në disa pjesë të rajonit të kontestuar.

Lexo të tjera