Lajme

Infektologu Sadiku: Po hyjmë në një periudhë e cila favorizon përhapjen e COVID-19, paraqitja e gripit sezonal e komplikon situatën

0

Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherit infektologu, Izet Sadiku thotë se rënia e numrit të rasteve ditëve të fundit, s’duhet të krijojë kënaqësi e të sillemi të papërgjegjshëm.

Përmes një shkrimi në Facebook paralajmëron se po hyjmë në një periudhë e cila favorizon përhapjen e këtij virusi.

“COVID19- si duhet ecur më tutje Kosova në ditët e fundit ka shënuar rënie te rasteve me COVID19. Kjo është si pasojë e masave që ka marre qeveria për parandalimin e COVID19 dhe angazhimi i qytetarëve në respektimin e masave nga ana e qytetarëve”.

“Tani po hyjmë në një periudhe e cila e favorizon përhapjen e COVID19 si paraqitja e gripit sezonale që e komplikon situatën rreth dignostifikimit më të shpejt, lirimi i masave dhe qëndrimi i njerëzve na hapësira të mbyllura e rritë mundësinë për bartje të sëmundjes”, shkruan Sadiku.

Infektologu, ka thënë se duhet të angazhohen të gjithë që të luftohet virusi dhe se politikanët nuk duhet kurrë të dalin para profesionistëve shëndetësor.

“Për këtë arsye duhet një angazhim i të gjithëve, i qytetarëve dhe i institucioneve me qëllim që të mbajmë numrin e vogël të rasteve dhe kështu bashkarishtë të shpëtojmë jetë. Në këtë ballafaqim, rolin primar duhet ta mbajnë profesionistët shëndetësor e në asnjë mënyrë nuk duhet politikanët të dalim para profesionistëve shëndetësor”, ka shkruar në fund./Telegrafi/

Lexo të tjera