Sport

Inter refuzoi tri oferta për Eriksen

0
inter-refuzoi-tri-oferta-per-eriksen

Lajmi bëhet i ditur nga gazzetta dello Sport, që raporton se ka pasur interesim për mesfushorin danez të Interit, përcjell lajmi.net.

Eriksen është paraqitur shumë pak në fanellën e Inter, që pas transferimit nga Tottenham.

Lojtari nuk ka arritur të zë vend të rregullt në skemat e Anontio Contes, dhe kjo ka bërë që disa oferta të vijnë në drejtim të tij.

Por, është Inter që ka refuzuar ofertat e PSG, Atletico Madrid dhe Hertha Berlin./Lajmi.net/

Lexo të tjera