Bota

Interesim i madh për të votuar në Podujevë, qytetarët kërkojnë ndryshime

0
interesim-i-madh-per-te-votuar-ne-podujeve,-qytetaret-kerkojne-ndryshime

Në këtë qendër votimi, interesimi i qytetarëve për të shfrytëzuar të drejtën e tyre kushtetuese ka qenë i madh. Ndërkohë janë shprehur se pritshmëritë e tyre pas zgjedhjeve janë për ndryshime. E këtë mëngjes është parë edhe respektim i masave anti-Covdi 19.

Kryesuesi i qendrës, Naim Saliu u shpreh i kënaqur me procesin e hapjes së votimit dhe respektimin e masave anti-Covid.

“Procesi ka filluar mbarë, gjitha kutitë e votimit janë hapur me kohë dhe votuesit veçse kanë filluar të votojnë…për momentin nuk është lajmëruar ndonjë mungesë gjitha materialet i kemi…numri total është 3560 votues me katër vendvotime…masat janë duke respektuar besoj që mirë shpresoj që edhe gjatë ditës”, tha ai.

E qytetari Bajram Tahiri pasi e kreu obligimin e tij qytetarë, tha se po shpresojmë për ndryshime në menaxhimin e komunës së Podujevës.

“Procesi i votimit shkojë mirë, gjithçka në rregull shpresojmë që të rregullohet diçka në komunën tonë…pritshmëritë tona janë më shumë për ndryshime. ndryshime që të bëhet më mirë, pasi nuk ka qenë mirë”, tha ai.

Qytetari tjetër u shpreh më këmbëngulës në kërkim të ndryshimeve.

“Me krye një obligim qytetarë edhe po shpresojmë për ndryshime…për asgjë sidomos në Llap “zibidi” krejt shkret as me udhëheqje as hiç nuk jemi të kënaqur, hiç”, ka thënë ai..

Në zgjedhjet e sotme në komunën e Podujevës janë 45 Qendra të Votimit me gjithsej 115 vendvotime, ku kanë të drejtë 87 mijë e 381 persona./kp

Lexo të tjera