Lajme

Interesim i të moshuarve për vaksinim, 220 me sëmundje kronike janë vaksinuar të shtunën deri në mesditë

0
interesim-i-te-moshuarve-per-vaksinim,-220-me-semundje-kronike-jane-vaksinuar-te-shtunen-deri-ne-mesdite

NimanBaradhi, Koordinator i kësaj qendre tha se ka një interesim të madh për tu vaksinuar dhe se procesi deri më tani ka shkuar siç duhet.

“Është dita e radhës për të vaksinuar personat me probleme shëndetësore, të sëmur kronik. Deri më tani kemi pasur një numër bukur të madh të numrit të të interesuarve për vaksinë.

Bardhi ka bërë të ditur se deri më tani në këtë sallë janë vaksinuar 1898 persona, ndërsa të moshuar janë 1162.

“Deri tani që flasim janë vaksinuar 220 persona të shoqëruar me sëmundje kronike, gjithmonë duke marrë parasysh qe mosha e tyre është 75 e mbi.

“Në total nga kategoria e të sëmurëve kronik përfshirë edhe ata me dializë kemi 1898 të vaksinuar. Të moshuar janë 1162  persona, ndërsa persona me dializë   47 dhe të sëmurë kronikë 536./Lajmi.net/

Lexo të tjera