Sport

Interi nuk përmbahet përballë Beneventos

0
interi-nuk-permbahet-perballe-beneventos

Skuadra e Antonio Contes dha herët sinjalet se do të ketë një ndeshje të madhe përballë Beneventos, duke shënuar pas vetëm 29 sekondash lojë, me anë të Romelu Lukakut, shkruan lajmi.net.

Në minutën e 25’, Roberto Gagliardini dyfishoi epërsinë në 0-2, ndërsa tre minuta më vonë, Lukaku shënoi për 0-3.

Vendasit arritën të përgjigjen në minutën e 34’, kur realizuan me anë të Gianluca Carpari.

Inter arriti që në pjesën e parë të shënoi edhe golin e katërt, përmes transferimit të ri, Achraf Hakimi, 1:4.

Lautaro Martinezit iu deshën pak minuta në fushë, për të shënuar për 1:5 (71’).

Rezultatin përfundimtar e vendosi Caprari, që shënoi për 2:5, në minutën e 76’.

Në xhiron e ardhshme Interin e pret një ndeshje e vështirë, në udhëtim te Lazio./Lajmi.net/

Lexo të tjera