Ketterer ndau një pjesë të videos në faqen e saj në TikTok, duke shpjeguar në mbishkrim se ishte ‘pjesa më e komentuar’ e kopertinës së saj “WAP”, transmeton lajmi.net.
Në videon e shkurtër, ajo detajoi se çfarë klasifikuesish, forma duarsh që tregojnë pamjen, vendndodhjen dhe lëvizjen, ajo përdori për tekstet e këngëve.
Ketterer nuk është e shurdhër, por ajo filloi të mësonte ASL në shkollën e mesme. Pasi u bë më e rrjedhshme, ajo filloi kanalin e saj në YouTube në dhjetor 2014.
Video e saj ‘WAP’ është parë më shumë se 1.1 milionë herë që kur ajo e postoi, dhe disa fansa menduan se ishte më e mirë sesa koreografia virale e hitit. /Lajmi.net/