Sport

Inzaghi pas disfatës së thellë nga Inter: Preferoj të humbas kështu

0
inzaghi-pas-disfates-se-thelle-nga-inter:-preferoj-te-humbas-keshtu

Benevento në ndeshjen e parë, bëri mrekullinë duke përmbysur Sampdorian, nga 2:0 në 2:3, por ndaj Interit pësuan bindshëm.

Pavarësisht humbjes 5:2, ky rezultat nuk e ka merakosur fare trajnerin e Beneventos, ish sulmuesin e Milanit, Pipoi Inzaghi.

“Kur krijoni kaq shumë raste dhe shënoni dy gola ndaj Interit, një nga skuadrat më të mira në Evropë, kjo është shenjë e forcës”, ka deklaruar Inzaghi, përcjell lajmi.net.

“Ne e dimë se ekziston rreziku që të pësojmë gola, dhe unë jam i zhgënjyer vetëm sepse disa prej tyre mund të ishin shmangur. 28 sekonda nuk na ndihmuan në besim”.

“Unë bëra shaka se kjo është një ndeshje miqësore, sepse e di se sa i fortë është Interi, por preferoj të humbas kështu kur tregojmë se mund të sulmojmë dhe të krijojmë mundësi të mira”./Lajmi.net/

Lexo të tjera