Lajme

Ish-ambasadori Bosch i ashpër: Udhëheqësit serbë nuk kanë kufij, Vuçiq po i ngjan diktatorit të Azerbejxhanit

0

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shkruar në Facebook se udhëheqësit serbë nuk kanë kufij.


Ai thotë se Serbia ka vuajtur mjaft nga tragjedia e Millosheviçit, për të cilën thotë se Vuçiq dhe Daçiq janë bashkëpërgjegjës.

Bosch ka shpërndarë në Facebook një lajm të mediave serbe i cili thotë se Vuçiq ka deklaruar se nëse nuk arrihet kompromis me Kosovën përmes bisedimeve të ndërmjetësuara nga BE, atëherë konflikti mund të ngrihet në të ardhmen duke te krahasuar atë me konfliktin ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Udhëheqësit serbë nuk kanë kufij! Vuçiç fillon të ngjajë me diktatorin e Azerbajxhanit me fjalë me siguri, jo me vepra. Serbia ka vuajtur mjaft nga tragjedia e Millosheviçit për të cilën Vuçiq (dhe Daçiç) është bashkëpërgjegjës”, ka shkruar Bosch.

Ndryshe, ndaj kërcënimeve të Vuçiq ka reaguar edhe kryeministri Hoti, i cili u tregua i butë, duke potencuar vetëm se Serbia nuk po i respekton marrëveshjet, transmeton Reporteri.net.

Lexo të tjera