Sport

Ish-basketbollisti i Bashkimit, transferohet në Shqipëri

0
ish-basketbollisti-i-bashkimit,-transferohet-ne-shqiperi

Bussey i cili vjen nga SHBA, është transferuar në Shqipëri, përkatësisht tek skuadra, Goga Basket të cilët janë liderë të tabelës, shkruan lajmi.net.

30 vjeçari ishte pjesë e skuadrës suedeze “Jamtland” para se të transferohej tek Goga Basket.

Tek suedezët, ai regjistroi një mesatare prej 6.4 pikësh, 2.4 asistime dhe 2.4 kërcime për ndeshje.

Amerikani ishte pjesë e Bashkimit në sezonin 2015/2016 dhe regjistroi paraqitje të mira gjatë aventurës së tij në Kosovë.

Ai kishte një mesatare prej, 14.8 pikë, 3.7 asistime dhe 3.4 kërcime në atë sezon./Lajmi.net/

Lexo të tjera