Lajme

Ish-gazetari: Gjatë gjykimeve nga Specialja do t’i shihni ata që ishin si komandantë, ndërsa natën kanë veshur uniformën serbe

0

 

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se Gjykata Speciale do të zbulojë gjëra të tmerrshme në biografitë e heronjve.

Zeka ka pohuar se do të dalin fakte tronditës për disa individë që tërë jetën sipas tij, kanë punuar për llogari të Serbisë.

“Do dalin lakuriqë patriot e spiuna patriot. Do dalin lakuriqë të atillë që vërtetë kanë vra në përmasat e Avni Rrustemit, po edhe të atillë që kanë vra diamante shqiptar, për ta pastruar vetën nga kazani i m*tsihanes serbe. Do dalin fakte tronditëse për shumë individ që i kemi mbajtur për heronj, ka në mesin e tyre që vërtetë janë shpallur të tillë, po që në fakt tërë jetën kanë punuar dhe vepruar kundër interesave të shqiptarëve, e për llogari të Serbisë”, ka shkruar Zeka në Facebook.

Zeka ka thënë se për këto fakte kanë ditur presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK-së, Kadri Veseli dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Do dalin njerëz përpara tribunalit të Gjykatës Speciale që ditën janë sjellur si komandantë të UÇK-së, po natën kanë veshur uniformën serbe. Këto fakte i kanë ditur edhe Hashim Thaçi, edhe Kadri Veseli, edhe Ramush Haradinaj, edhe shumë të tjerë

Gjykata Speciale nuk do të dënojë njerëz vetëm fizikisht, po edhe moralisht. Atje do dalin dokumente e dëshmi tronditëse, për shume udbasha, që ne i kemi mbajtur për patriotë, të shndërruar deri në heronj kombëtar.

Ata që janë diamant përballë Serbisë, të tille do kthehen. Shkëlqimin e tyre nuk mundë ta zbehë asnjë qerre plehu të Serbisë”.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se sot është arrestuar Salih Mustafën në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se Mustafa po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur. “Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës. Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit është konfirmuar aktakuzë, merret në ndalim në zbatim të urdhërarrestimit ose fletarrestimit të lëshuar nga Dhomat e Specializuara”, thuhet në njoftim./KI

Lexo të tjera