Lajme

Ish-gjyqtari i EULEX-it për skandalin e Lajçakut: BE nuk e njeh Republikën e Kosovës

0
ish-gjyqtari-i-eulex-it-per-skandalin-e-lajcakut:-be-nuk-e-njeh-republiken-e-kosoves

Me anë të një postimi në Facebook, Simmons ka thënë se ai personalisht nuk kujton ndonjë zyrtar të lartë evropian që Kosovës i është referuar “Republikë”, shkruan lajmi.net.

Madje ka thënë se për këtë ka arsye, dhe ajo është se BE-ja nuk e njeh Republikën e Kosovës.

“Unë nuk kujtoj ndonjë diplomat të lartë të BE-së që i referohej ‘Republikës së Kosovës’ dhe ka një arsye: BE nuk e njeh Republikën e Kosovës”, ka shkruar ai.

Simmons, ish-gjyqtar i EULEX-it është në pritje të ftesës nga Kuvendi i Kosovës për të raportuar aty për shkeljet që janë bërë në këtë mision.

Këtë kërkesë ai e kishte parashtruar shumë më herët, mirëpo që ndërrimi i qeverive e ka vonuar edhe raportimin e tij në Kuvend. /Lajmi.net/

 

Lexo të tjera